Lajme

Mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, kështu pritet të votojë opozita

03/18/2020 20:39
nga:E Sh

Zhvillime drastike kanë ndodhur gjatë ditës së sotme në politikën e vendit. Përmes një njoftimi zyrtar për medie, kryeministri aktual i vendit, Albin Kurti, shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme nga radhët e LDK-së, Agim Veliun, si shkak që ai kishte dalur kundër qëndrimit të qeverisë, ndaj propozimit të presidentit Thaçi, për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Menjëherë pas njoftimit, LDK-ja mblodhi kryesinë e saj, ku u vendos që LDK-ja të nisë mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë Kurti.

Qëndrimin e LDK-së, po e përkrahë edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Ahmet Isufi tha për GazetaBlic, se AAK-ja do ta votojë mocionin i cili pritet ta rrëzojë Kurtin nga pozita e kryeministrit.

“Kjo qeveri është pa nga dita e parë që nuk është e qëndrueshme për shkak të një cakordimi të brendshëm, me pozicione të ndara secili prej partnerëve dhe duke qenë në kundërshtim në të gjitha vendimet dhe kosniderojmë se I kanë bë dëm vendit sepse edhe tash e këtë pandemic ka pasë nevojë për institucione që u rrinë afër qytetarëve por po kemi të bëjmë me personalitetet të papërgjegjshme që nuk e dijnë rëndësinë e zhvillimeve që po ndodhin Ne si parti politike do ta ëprkrahim një mocion të tillë seose kjo qeveri ka mrituar një fund të tillë të shpejtë”, tha Isufi për GazetaBlic.

Ndërsa nga Nisma Socialdemokrate thonë se ende nuk kanë vendosur lidhur me këtë çështje.

Deputeti i Nisma-s, Endrit Shala, tha për GazetaBlic se Kurti ka qenë i paaftë për qeverisjen e ekzekutivit.

“Ajo që e kemi thënë edhe ka dalë, Albin Kurti nuk është i denjë të jetë kryeministër dhe kjo u vërtetua. Qëndrimi I Nismës jepet shumë shpejt pasi të mbajmë mbledhjen e organeve drejtuese dhe të dalim me qëndrim të qartë. E dini qëndrimin që ne e kmi pasë për këtë qeveri dhe kemi deklaru që Albin Kurti është i paaftë të jetë kryeministër dhe kjo u pa, sidomos në situatën që është vendi tash”, tha Shala për GazetaBlic.

Se qëndrimin do ta bëjnë të ditur pas një mbledhjeje partiake, edhe partia më e madhe opozitare, PDK, e ka konfirmuar.

Mërgim Lushtaku i kësaj partie për GazetaBlic tha se kryesia do ta japë qëndrimin për këtë.

Ndryshe Mustafa tha se mocioni i mosbesimit ndaj Kurtit vjen si pasojë e qëndrimit të Kurtit për taksën.

LAJMI I FUNDIT: LDK inicion mocionin e mosbesmit ndaj Qeverisë Kurti

03/24/2020 07:48

Sot shqyrtohet mocioni i LDK’së