Lajme

Mobilizohet LDK në Podujevë – Veliu, Hyseni, Rekaliu e Hoti në mbështetje të Nexhmi Rudarit

11/22/2020 13:14
nga:A. R.

Teksa kanë mbetur edhe një javë nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Podujevës, është mobilizuar Lidhja Demokratike e Kosovës në mbështetje të kandidaturës së Nexhmi Rudarit, shkruan Gazeta Blic.

Ministri Agim Veliu, deputetët Ekrem Hyseni, Fidan Rekaliu e Visar Hoti, janë bërë bashkë për ta mbështetur Nexhmi Rudarin për të parin e Komunës.

“Vazhdojmë bashkë” është motoja e LDK-së në këto zgjedhje.