Lajme

Mobilizohet AAK, Besnik Tahiri thotë se do t’i fitojnë zgjedhjet

08/14/2019 22:17
nga:Blerim Halili

Zyrtari i AAK-së Besnik Tahiri, sot ka takuar strukturat e partisë së tij në Vushtrri, njofton Gazeta Blic.

Tahiri ka thënë se në këto takime, kishim për qëllim të diskutojmë me një pjesë të ngushtë të strukturave tona për mobilizim strukturor drejt një fitore të madhe të Aleancës.

“Së bashku me kryetarin e degës së Vushtrrisë, z. Nehat Maxhuni, takuam strukturat e katër nëndegëve, Stanoc, Maxhunaj, Pestovë dhe Dumnicê. Në këto takime, kishim për qëllim të diskutojmë me një pjesë të ngushtë të strukturave tona për mobilizim strukturor drejt një fitore të madhe të Aleancës” ka thënë ai.

Tahiri ka vlerësuar edhe kryetarin e degës së AAK-së në këtë qytet teksa ka thënë se kryetari Nehat Maxhuni është duke udhëhequr në një dinamikë të re degën, duke sjellur vizion të ri dhe afrim të qytetarëve me Aleancën./Gazeta Blic