Lajme

Mobilizimi i Kurtit – Për 24 orë vizitoi Mitrovicën plot tri herë

11/09/2025 14:51
nga:G B

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti së shpejti do të zbarkojë në Mitrovicë.

“Të gjitha përgatitjet janë bërë tashmë, dhe pritet ardhja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, këtu në qytetin e Mitrovicës, saktësisht në lagjen ‘Tavnik’”,  transmeton Klankosova.

Në një lokal të kësaj lagjeje, siç bën të ditur Gajtani, janë mbledhur disa njerëz, aty ku pritet që Kurti të shijojë një kafe, derisa forca policore janë mbledhur dhe po vëzhgojnë nga afër situatën.

Gajtani po ashtu bëri të ditur se Kurti ka vizituar Mitrovicën plot tri herë në 24 orët e fundit.