• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Muhaxheri për kritikat e SHBA-së ndaj LDK-së: Ekzistojnë ndoshta disa vija të cilat ne si parti nuk mundemi më me i kalu

03/11/2023 21:18
nga:Astrit Gashi

Duke folur për mbështetjen e planit franko-gjerman nga ana e SHBA-së dhe kritikave amerikane në adresë të LDK-së dhe PDK-së, për shkak të qëdrimeve të këtyre dy partive rreth këtij plani, Gazmend Muhaxheri, i ftuar në BlicInterview me Astrit Gashin, tha se qëndrimi i amerikanëve është qëndrim që duhet të përfillet.

“Të shohim tash në të ardhmën se si do të jenë qëndrimet e partisë dhe të kryetarit. Unë po e shoh se miqtë janë të shqetësuar, pasi që ata janë të interesuar që kjo marrëveshje me ec përpara dhe munden me e pa si pengesë apo presion ndaj kryeministrit Kurti që mos me bërë marrëveshje, Një pjesë e kryesisë mendon se marrëveshja tashmë është dakorduar dhe është vetëm cështje e shitjes së këtij darkordimi që ekziston mes kryeministrit dhe presidentit serb.

Sipas Muhaxherit, Kryeministri Kurti gjatë fjalimit në Kuvend ka qenë mjaft bindës dhe ka arritur t´ia shet marrëveshjen elektoratit të tij.

“Besoj se elektorati nuk është më aq i interesuar për këto gjëra. Tani për njerëzit është shumë më më interes liberalizimi i vizave, zhvillimi ekonomik, cështjet e përditshme të jetesës. Normal, ata e shikojnë këtë pjesë si punë votash”, tha Muhaxheri.

I pyetur sa a mundet LDK vërtetë të zbatoi vendimin e kryesisë se nuk do është mirë që të votohet marrëveshja që nuk përmban njohjen, nëse amerikanët shtojnë trysninë ndaj partisë, Muhaxheri tha se LDK është gjithë e orientuar kah qëndrimi se pa miq shtëpia nuk mbahet.

“Miqtë janë ata me të cilët ne kemi ardhur deri këtu. Duhet ndoshta me reflektu edhe me qëndrime, por ndoshta ekzistojnë disa vija, të cilat ne si parti nuk mundemi më me i kalu. Mungesa e njohjes nuk mund të them saktë se është një vijë e kuqe, por është kërkesa bazë me pas njohje reciproke”, tha Muhaxheri.

Ai më tutje tha se se miqtë ndërkombëtarë,sidomos ata amerikanë, kanë bërë të qartë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk do të rrezikojë integritetin territorial dhe nuk do të bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

“Tani kërkesat e palës tjetër me siguri shkojnë përtej asaj cka ne presim dhe normal për këtë janë edhe negociatat. Unë besoj se duhet me pasur kujdes, se në detaje thonë se fshehet dreqi, tash në një pikë, ose në një presje, dhet me pasë ekspertë të cilët këshillojnë edhe Kryeministrin, për të pasur një marrëveshje sa më të favorshme për Republikën e Kosovës”, tha Muhaxheri.

Më tutje Muhaxheri qartësoi se krahas mungeses së njohjes së ndërsjellë, një nga kritikat tjera të LDK-së rreth pikave të marrëveshjes ka të bëjë me pikën 7.2 dhe pikat tjera, për të cilat janë shprehur kritikat edhe në Parlament dhe media.

“Qëndrimi i kryetarit ka qenë i qartë. Mirëpo pjesa tjetër i mbetet udhërrëfyesit për zbatimin e marrëveshjes dhe detajeve që do të jenë në këtë udhërrëfyes. Për ne është kritikë se në marrëveshjen që është diskutuar, ose ka qenë pjesë e diskutimit në Washington, dakordimi ka qenë që nëse nuk ka marrëveshje për njohje finale, nuk ka marrëveshje as për Asociacioin. Tani kemi një format tjetër të marrëveshjes, të cilën e kemi merre ose lëre. Kemi pasur një proces, në të cilin ka qenë i përfshirë edhe Presidenti i SHBA-së, po mbërrijmë në një proces që duhet me negociu në Ohër”, tha Muhaxheri.

12/21/2024 19:47

Gjini: Qytetarët janë zhgënjyer nga Kurti – rruga e tij është e keqe për Kosovën