Ministria e Kulturës ndan nga 210 tituj librash për secilën bibliotekë komunale në Kosovë.
Drejtori i Bibliotekës së Prishtinës, Mynish Hyseni, tha se gjendja e bibliotekave të qyteteve është e rëndë, prandaj i gëzohen çdo dhurimi të librave që i bëhet, si nga ministria apo nga kushdo qoftë.
Ndërkaq, Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi, tha se këtë fond e shpërndajnë në 37 komuna të Kosovës, si edhe në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.