Lajme

Mjerimi në hekurudhat e Kosovës

01/14/2018 10:45
nga:M H

Hekurudhat e Kosovës vazhdojnë të jenë në gjendje të mjerueshme infrastrukturore. Ato gati janë bërë të pakalueshme për shkak se treni lëvizë rrallë e në disa nuk lëviz fare.

Ne po iu sjellim pamje nga hekurudha e cila kalon nëpër fshatin Druar të komunës së Vushtrrisë, që është në një gjendje jo të mirë.

Aty tash e sa kohë nuk funksionon treni, semafori, ndërsa për ndalesa elektrike që ndalojnë lëvizjen e veturave, as që bëhet fjalë.

Në njërën anë është edhe objekti që shfrytëzohej si stacion për udhëtarët, por që sot është gati i rrënuar, edhe pse në anën tjetër ndodhet një vend i destinuar për stacion, i cili po ashtu nuk është në funksion.

06/20/2018 13:40

Holanda premton mbështetje për Kosovën