Toksikologu Alban Haxhi foli në në Euronews Albania për drogën e quajtur “krokodil”.
Ai tha se nga kjo lloj droge, si pjesë e simptomave, lëkura bie copa-copa dhe dalin njolla.
“Krokodili është grupi i ekstazive, por është shumë më i fortë. Është sintetike. Me kalimin e viteve lëkura fillon të thahet dhe të jeshiloset. Krokodil quhet sepse lëkura bie copa-copa, mund të bëjë dhe njolla. Konsumohet si pilulë nga goja,” – u shpreh mjeku.
Haxhi tregoi se ka pacientë që nuk i konsumojnë drogat në versionin fillestar, por i transformojnë duke e bërë gjithçka shumë më të rrezikshme.
Toksikologu mori këtu shembull rastin e kokainës, që në pjesën më të madhe të rasteve e gjen në formën e pluhurit dhe konsumohet nga hunda, ka pacientë që e tresin dhe e fusin intravenoze.



