Lajme

Mjeku kosovar për koronavirusin: Po bëhet propagandë, grupet e interesit po luajnë me ndjenjat e qytetarëve

03/11/2020 00:15
nga:Gazeta Blic

Ndonëse në Kosovë nuk ka të raportuar për të prekur me koronavirus, tashmë paniku është i madh.

Madje sot, në rrjete të ndryshme sociale, u publikuan fotografi të shumta, ku qytetarët shiheshin në super markete duke zbrazur raftet, për të siguruar produkte ushqimore.

Por, doktori kosovar, Remzi Rrahmani, përmes një shkrimi të bërë në rrjetin social Facebook, ka thënë se paniku ka arritur në përmasa alarmante.

Rrahmani ka shtuar se duhet të iu përmbahemi rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, ndërsa grupet e interest po luajnë me ndjenjat e qytetarëve me propaganda e të njëjtat duhet të ndjeken nga Prokuroria e Shtetit.

Ky është postimi i plotë:

NUK KA VEND PËR PANIKË !

I tmerruar nga pamjet që pashë në marketet që vizitova sot si dhe i trishtuar nga lajmet e rreme të dalura në portalet lokale dhe jo vetëm, janë argumente shumë të forta që paniku i qytetarëve të Mitrovicës por edhe gjithë Kosovës ka arritur në përmasa alarmante.

Me përgjegjësinë më të plotë morale dhe profesionale ju drejtohem të gjithë juve që të jeni të qetë, të mos bëni panikë në familjet e juaja dhe ti përmbaheni rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Në një vend ku nuk ka asnjë të regjistruar me Koronavirus dhe me markete të shprazura në tërësi kjo tregon që grupe të interesit po luajnë me ndjenjat e qytetarëve të Kosovës, e për këtë çështje të gjithë këto grupe të interesit të cilat po bëjnë propagandë duhet të ndjeken nga Prokuroria e shtetit.

04/01/2020 15:19

Koronavirusi kërcënon edhe kur jeni në gjumë! Shumica janë infektuar në këtë mënyrë, as që e kanë ditur