Cool

Mjekët largojnë furçën e dhëmbëve nga zorrët e pacientit, kishte ngecur para 20 vitesh

08/12/2019 21:31
nga:Natyra

Një ish i burgosur që u përpoq të vetëvritej 20 vjet më parë duke gëlltitur një furçë dhëmbësh, më në fund e ka hequr atë nga zorrët.

Furça e dhëmbëve ishte nxirë plotësisht dhe pjesët përbërëse i ishin shpërbërë tërësisht.

Ish i burgosuri, i mbiquajtur Li, shkoi te mjekët pasi përjetoi dhimbje në bark dhe ai u dërgua për një skanim në Shenzhen të Kinës.

Të habitur nga zbulimi i tyre, mjekët gjetën objektin e vendosur në kanalet e zorrëve dhe e pyetën se si arriti objekti atje.

Ata përdorën një endoskop për të larguar furçën e dhëmbëve nga zorrët e tij.

Li, 51 vjeç, zbuloi se si e kishte gëlltitur furçën e dhëmbëve në qelinë e burgut dy dekada më parë, në një përpjekje për vetëvrasje.

Mediat lokale raportuan se nëse furça e dhëmbëve do të kishte qëndruar brenda Li, do ekzistonte një shans i madh që do të kishte arritur në mëlçinë e tij dhe të çonte në një infeksion fatal.

VIDEO