Sporti

Mjekët kosovarë me gjest fantastik, në mantel shënojnë mbiemrin e vëllezërve të infektuar me koronavirus

04/28/2020 17:39
nga:M K

Dy javë më parë, futbollistët e shkollës së futbollit Ballkani, Dion e Ledion Kolgeci u infektuan me koronavirus.

Të dy ata, sot vizituan QKUK-në, për t’iu marrë mostrat dhe për të konfirmuar rezultatin e analizave, nëse e kanë kaluar me sukses apo jo, për të cilën gjë shpresojmë që sa më shpejt të konfirmohet me po, përcjell GazetaBlic.

Por, atyre, mjekët kosovarë u kanë përgatitur një befasi të këndshme. Në mantel, kanë shënuar mbiemrin e tyre, Kolgeci, gjë e cila duket t’i ketë befasuar për të mirë.

Fotot e mjekëve tashmë janë bërë virale, teksa ato nuk ka nguruar t’i shpërndajë as komiteti olimpik kosovar në faqen zyrtare të rrjetit social “Twitter”.

/GazetaBlic/

05/27/2020 22:12

Ballkani mëson rezultatet e testimeve për Covid 19 / Fatmirësisht, asnjë i infektuar