Juventusi ka mposhtur pastër Cagliarin 2-0 në kuadër të xhiros së tetë në Serie A.
Cristiano Ronaldo i shënoi të dy golat në pjesën e parë, saktësisht në minutat 38′ dhe 43′, që në fund mjaftuan për triumfin e katërt këtë edicion, përcjell GazetaBlic.
Lexo edhe: Për pesë minuta realizon dy gola, Cristiano Ronaldo në formë të jashtëzakonshme
“Zonja e Vjetër” me këtë fitore shkon në kuotën e 16 pikëve, me katër fitore dhe po aq barazime, teksa momentalisht pozicionohet në vendin e dytë, me një pikë më pak se Milani, kryesues, që nesër i shkon Napolit në “San Paolo”.
Në anën tjetër, Cagliari renditet i 11’i në tabelën e klasifikimit, me 10 pikë pas tetë javës.
Xhiron e ardhshme, Juventusi i shkon Beneventos në udhëtim, kurse Cagliari do të jetë nikoqir i Spezias.
/GazetaBlic/