Cool

Miu ngec në hapësirën ku bankomati nxjerrë paratë

03/13/2019 16:12
nga:M H

Udhëtari që ndodhej në një stacion nëntokësor të trenave në New York, ka mbetur i habitur kur pa një mi, që kishte ngecur në bankomat.

Në mënyrë të pashpjegueshme, brejtësi ka përfunduar në hapësirën ku nxjerrën paratë për klientë dhe nuk po largohej, transmeton Telegrafi.

 

“Ja kush i merr paratë, që gjithnjë zhduken prej llogarive” ka shkruar një komentues, për skenën e pazakontë.

Minjtë po shtohen gjithnjë e më shumë, nëpër objektet nëntokësore të këtij qyteti, ndërsa ende nuk ka ndonjë zgjidhje për largimin e tyre. /Telegrafi/

03/21/2019 16:36

Momenti i sulmit ndaj Ralf Gjonit me solucion kimik