Cool

Mitet më të mëdha rreth asaj se përse tradhtojnë femrat!

12/06/2017 15:03
nga:E Sh

Ka shumë klishe rreth tradhtisë. Shpeshherë supozohet se një mashkull tradhton kur nuk ndihet i kënaqur seksualisht, ndërsa femrat do të tradhtojnë kur nuk ndihen mirë emocionalisht.

Por e gjithë kjo mund të jetë gabim, sipas sociologes Alicia Walker, transmeton Telegrafi.

Walker thotë se ka shumë mite sa i përket pabesisë, ndërsa këto janë më të zakonshmet:

Miti nr. 1: Femrat tradhtojnë sepse duan të ndahen

Thuajse secila femër me të cilën ka biseduar Walker e ka pranuar se ka tradhtuar sepse e ka dashuruar burrin dhe ka dëshiruar të qëndrojë në lidhje. Ato kanë thënë se pasi nuk u janë përmbushur nevojat e ndryshme nga burri, i kanë kërkuar ato nevoja diku tjetër.

Pra, ndryshe nga ç’mendohet, femrat tradhtojnë sepse e dashurojnë burrin dhe duan të qëndrojnë të martuara – të paktën kështu thotë Walker.

Miti nr.2: Femrat tradhtojnë sepse bien në dashuri me dikë tjetër

Vetëm dy femra kanë raportuar se kanë rënë në dashuri me mashkullin që e kanë tradhtuar burrin – dhe nuk kanë qenë aq të lumtura sa tjerat, thotë Walker.

Pra, sipas saj, shumica e grave nuk dashurohen në partnerin me të cilin e tradhtojnë burrin.

Miti nr.3: Femrat tradhtojnë me vetëm një burrë

Shumica e grave në studimin e saj kishin pasur disa partnerë me të cilët e tradhtonin burrin. Ato nuk ndiheshin se vetëm një mashkull ekstra do t’i përmbushë nevojat e tyre, prandaj e tradhtojnë burrin me disa meshkuj. /Telegrafi/