Cool

Misteri i gruas që hyri në det në natën e Krishtlindjes, çfarë ndodhi me të

12/28/2017 13:50
nga:A. R.

Një grua misterioze ishte parë duke hyrë në det në orët e para të natës së Krishtlindjes, kanë raportuar mediat ndërkombëtare

Një person kishte raportuar që rreth orës 3 pas mesnatës një grua kishte hyrë duke ecur në ujin e detit, por asnjë person nuk është raportuar i zhdukur.

Roja bregdetare urdhëroi menjëherë fillimin e një operacioni të kërkim-shpëtimit, ku u përdorën helikopterët, anijet e shpëtimit dhe dy ekipe emergjente, por që nuk rezultoi në asgjë dhe operacioni u ndërpre.

“Ishte një person që hyri në ujë në ishullin Wight të dielën në orën 3 të mëngjesit. Ne besojmë që kjo ngjarje ndodhi definitivisht, por asgjë nuk është gjetur pavarësisht kërkimeve të imtësishme”, tha zëdhënësi i Rojes Bregdetare të Britanisë së Madhe.

“Ende nuk e dimë çfarë ndodhi saktë, nëse personi në fjalë ka dalë nga uji apo diçka më e keqe ka ndodhur”, përfundoi ai, duke e lënë të pazgjidhur misterin për gruan që hyri në ujë në natën e Krishtlindjes.

 

 

12/05/2017 11:31

Së bashku në festat dhe traditat e mrekullueshme të dhjetorit