Showtime

Miss Serbia vlerëson Policinë e Kosovës: Nuk kam takuar të tillë në Ballkan

11/19/2019 17:19
nga:B. D

Në eventin “Miss Freedom of the World” që u mbajt në Kosovë, ishin përfaqësuese të 21 shteteve nga e gjithë bota, teksa pjesëmarrëse ishte edhe Miss Serbia, Irina Jovanka, shkruan GazetaBlic.

Ndër të tjera ajo nuk hezitoi ta bënte edhe simbolin e shqiponjës dhe që provonte të fliste në gjuhën shqipe.

Missi i Serbisë tha shumë fjalë të mira për shqiptarët duke i vlerësuar si njerëz me vlera të larta.

Ne rrjetin e saj në Instagram ajo shfaqet afër një polici të Kosovës ku kishte shumë fjalë të mira për të:

“Kaq polic miqësorë! Asnjëherë nuk kam takuar dikë të tillë në Ballkan”, ka shkruar ndër të tjera ajo shoqëruar me një fotografi së bashku./GazetaBlic