Showtime

Mirsa Kerqeli hap arkivat, kështu dukej vite më parë

01/11/2019 15:36
nga:L I

Këngëtarja e njohur, Mirsa Kerqeli qysh në fillimet e karrierës arriti që t’i bëjë për vete zemrat e publikut me këngët e saj.

“Djaloshi im”, “Punë e madhe”, “Buzën mbi buzë”, janë disa prej këngëve hit të Mirsës që dëgjohen edhe tani.

Mirsa në vitin 2011 i dha fund beqarisë duke u fejuar me Granitin dhe më pas ata edhe u martuan. Mirsa tash e sa vite jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Granitin dhe dy fëmijët e tyre, Tiarin dhe Anën.

Edhe pse nuk është shumë aktive me projekte muzikore, Mirsa është aktive në rrjetet sociale. Përmes disa imazheve të publikuar në Instagram ajo është rikthyer në fëmijërinë e saj. Në këto fotografi shihet se Mirsa edhe e vogël ka qenë simpatike sa tani.