Lajme

Miroslav Lajçak me një tjetër reagim për hartën: Ja pse dialogu mes Kosovës e Serbisë është kaq i rëndësishëm

02/26/2021 00:14
nga:Gazeta Blic

Emisari special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë edhe një tjetër koment në llogarinë e tij në tëitter, ndërsa përmend rëndësinë e normalizimit të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit zyrtar.

Kjo pas reagimeve të shumta që pasuan drejt tij, lidhur me paraqitjen e tij në një intervistë, ku prapa tij figuronte një hartë, e cila e bënte Kosovën pjesë të Serbisë.

”Dhe sot është një shembull pse Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kaq i rëndësishëm. Kështu që çështje të ngjashme nuk do të shkaktojnë më keqkuptime”.

Juristët: Institucionet e reja vështirë se mund të formohen gjatë marsit

06/19/2021 21:16

Në Forumin Diplomatik në Antalia, Lajçak e përmend Kosovën vetëm dy sekonda