Sporti

Mirlind Daku flet pasi u përfshi në formacionin më të mirë të vitit në Superligë

01/13/2018 19:22
nga:Lorik J

Federata e Futbollit të Kosovës ka shpallur mbrëmë më të mirët e vitit 2017.

Në këtë organizim u shpall edhe formacioni më i mirë i vitit 2017 në Superligë, shkruan GazetaBlic.

12 trajnerët e Superligës votuan për të zgjedhur formacionin ideal të vitit që kemi lënë pas.

Në këtë formacion u përfshi edhe sulmuesi i Llapit, Mirlind Daku, i cili zhvilloi paraqitje fantastike me fanellën e Llapit.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic’, Mirlind Daku është shprehur i lumtur për këtë çmim.

“Ky çmim vetëm sa më jep motiv shtesë më vazhdu punën e palodhshme personale dhe elementi kyç i imi për këtë sukses është angazhimi i pa ndërprerë si në stërvitje, por edhe në lojë. Objektivat e Llapit për këtë edicion janë që së paku një nga kupat të jetë e jona”, tha Daku për ‘GazetaBlic’.

10/17/2018 16:26

Vjen goli i pestë në Gjilan dhe i katërti në Podujevë