Sporti

“Mirësevini kampionët e Amerikës”, argjentinasin ‘tallen’ me Brazilin pas ngjarjeve të djeshme

09/06/2021 21:47
nga:Lorik J

Pas ngjarjeve të djeshme, me ndërprerjen e lojës kundër Brazilit pas pesë minutash, kombëtarja argjentinase tashmë është në shtëpi dhe ata patën një surprizë kur arritën në dhomën e zhveshjes, me një pritje të ngrohtë.

Messi dhe shokët e tij këmbëngulën për të bërë një fotografi pranë njërit prej mureve ku ishte ngjitur një poster ku shkruhej “Mirësevini kampionë të Amerikës”.

Kombëtarja e Argjentinës vazhdon të përgatitet për ndeshjen e së enjtes së ardhshme, kundër Bolivisë, në Bombonera.

/GazetaBlic Sport