Cult

Mire Canolli, artistja që po bën mrekulli në krijimin e punimeve me dorë

04/22/2019 18:58
nga:L I

Mire (Mihrije) Canolli është artistja nga Prishtina e cila po kërkohet shumë për krijimin e punimeve me dorë.

Canolli ka lindur në Prishtinë, aty ku dhe kreu studimet në drejtimin Dizajn Grafik, ku gjithashtu kursi i artizanateve i dha asaj ide për të krijuar.

Për krijimet e saj ajo frymëzohet nga jeta e përditshme, e kaluara dhe sigurisht artet tradicionale.

Të gjitha punimet janë krijim dore nga artistja. Vathë të punuar me rruaza të ndryshme, gjithashtu edhe nga druri si dhe çanta të qendisura me dorë.

Në Instagram, punën e Mire Canollit mund ta gjeni duke klikuar KËTU

Më poshtë keni disa nga punimet e saj: