Me 25 vota për asnjë kundër dhe një abstenim është miratuar buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2025.
Në salle përveç asamblistëve te LDK-së ishin edhe Berat Lahu, Edmond Azemi nga LVV-ja dhe Arbnora Ajeti nga PDK-ja. Derisa kanë munguar shumica e asamblistëve te tjerë nga këto dy parti.
Buxheti për vitin 2025, për Prishtinën, do të jetë 128 milionë euro.