• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Miratimi i katër ligjeve në Kuvendin e Kosovës, Lushtaku kritikon VV-në: Çështje elektorale dhe pa analizë të mirëfilltë

12/08/2024 09:21
nga:N K

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ishte i ftuari i radhës në emisionin “Blic Interview” prodhim i GazetaBlic.

Lushtaku komentoi shumë tema, ndër to edhe miratimin e ligjeve nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Gjatë seancës së kuvendit të mbajtur më 5 dhjetor u miratuan ligji si ai për Banim Social dhe të Përballueshëm, Ligji për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor dhe Ligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, si dhe Ligji Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.

Tërë këto miratime të ligjeve, Lushaku i vlerësoi  se në fund të mandatit po mundohen të justifikojnë gjithë dështimet e tyre në qeverisje të vendit.

Ai potencoi se qeveria këto ligje që i ka kaluar nga leximi i parë në të lexim të dytë, po paraqitet vetëm në sy të qytetarëve se gjoja janë duke u angazhuar dhe duke punuar në realizimine  premtimeve të tyre.

“Po realisht në fund të mandatit po mundohen me justifiku gjithë dështimet e tyre në qeverisje të vendit, pra edhe si mazhorancë e kuvendit ku vazhdimisht janë mundu me mbyt dialogun social edhe në institucionet e ndryshme edhe në qytetarë, por edhe vet në Kuvend të Kosovës. Ne e dimë shumë mirë që një ligj e ka një impakt minimumin 10 vjeçar kur votohet edhe si i tillë kur nuk dialaogohet nuk diskutohet, nuk debatohet, ka mundësi me pasë edhe shkelje të mëdha edhe të drejtave të njeriut por edhe të mos funksionimit të ligjit në përgjithësi çfare edhe kemi pa në vazhdimësi. Dhe tentimi që me i kalu, sidomos ligjet nga leximi i parë në lexim të dytë tregon një frikë ndoshta, që ti del para qytetarëve që gjoja janë duke angazhuar dhe punuar që ti realizojnë premitmet e tyre që kanë pas para ardhjes në pushtet të tyre. Dhe me të vërtet është edhe pak qesharake, sepse e pamë që nuk kishin një koordinim të mirëfillët edhe  në mes komisioneve ku edhe kryetari tha një minutë  bënë me pi një kafe, ata një mbledhje të komisionit e kanë bë për një minutë që tregon edhe për rëndësinë kohore”, tha Lushtaku në “Blic Interview”.

Ndër të tjera, Lushtaku shtoi se miratimi i këtyre ligjeve është bërë për çështje elektorale, dhe pa analizë të mirëfillët.

/GazetaBlic/

01/18/2025 16:56

“LDK e vetmja parti me program të detajuar”/ Manaj tregon si do të veprojnë me Asociacionin