E ardhmja e Erling Haaland është ende e paqartë.
Mediat e huaja kanë raportuar kohëve të fundit për një largim të mundshëm të yllit norvegjez nga Borussia Dortmundi, shkruan GazetaBlic Sport.
Në lidhje me të ardhmen e sulmuesit të Dortmundit ka folur edhe agjenti i tij, Mino Raiola.
Ai tha se sëbashku me Haaland do të shikojnë për mundësitë që ofron tregu i transferimeve.
“Kemi dy vite që mendojmë. Ne i kemi të qarta idetë se ku duhet të shkojë Erling dhe sigurisht shikojmë se çfarë ofron tregu. Unë do të isha një agjent i keq nëse nuk do ta bëja. Ne mund të ndikojmë në treg me një lojtar si Erling”, tha ai.
Mino Raiola to @Sport1 on Haaland future: “We have been thinking for two years. We’ve clear ideas about where Erling should go and of course we look at what the market has to offer. I would be a bad agent if I didn't. We can influence the market with a player like Erling” ?? #BVB pic.twitter.com/myJKaLibwr
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 9, 2021
/GazetaBlic Sport/


