Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se mospjesëmarrja në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje.
Nagavci përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk mjafton vetëm pjesëmarrja fizike në sallë, por duhet edhe hudhja e fletëvotimit në kuti.
“Mosmarrja pjesë në votim për zgjedhjen e Presidentes e dërgon vendin në zgjedhje të parakohshme. Pra nuk mjafton pjesëmarrja fizike në sallë, por hudhja e fletvotimit në kuti. Sot Presidenten nuk po e votojnë: PDK-ja, 7 deputetë të AAK, Lista Serbe, Agim Veliu, Avdullah Hoti, Driton Selmanaj dhe 2 deputetët minoritarë të afërt me listën serbe”, shkroi Nagavci.
Seanca për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojë nesër nga ora 17:00, pasi nuk u arrit kuorumi për zgjedhjen e presidentit.
Flet më në fund Albena Reshitaj: Tregon pse e votoi Vjosa Osmanin, dhe i doli kundër AAK-së