Lajme

Ministrja Hoxha tejkalon shpenzimet e hotelit në Londër

09/03/2018 16:34
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Integrimeve Evropiane që dikur kishte shërbyer si këshilltare e Kryeministrit Thaçi kishte tejkaluar shpenzimet e parapara në një udhëtim zyrtar në Londër.

Hoxha kishte kërkuar 2 mijë e 500 euro avans për udhëtimin drej ‘Panairit të Sigurisë ‘ në Londër ku kishte marrë edhe ish- Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi.

Lidhur me këtë udhëtim, në faturat zyrtare të siguruara nga KALLXO.com u përfshi edhe arsyetimi i Hoxhës për tejkalimin e shpenzimeve të hotelit.

“Ju njoftojm se gjatë realizimit të udhëtimit zyrtar në Londër i realizuar sipas datave të kërkesës 13.09.2011- 15.09.2011, shyuma e hotelit është tejkaluar në masë të madhe e që arsyeja kryesore ishin çmimet e larta jashtë mase në Londër e sidomos kur ndodhin takime të tilla siç ishte panairi i i sigurisë që ishim, andaj luteni të aprovoni shpenzimet e hotelit sipas faturave”, thuhet në email.

Zyrtarja kishte qëndruar në hotelin ‘Corinthia’ i cili në totatl kishte kushtuar 1 mijë e 27 euro e 31 cent.

Në shpenzimet e Hoxhës ishin përfshirë edhe tiketat e autobusëve dhe shpenzimet e udhëtimit.

Kallxo.com ka nisur publikimin e faturave të shpenzimeve të Presidentit Hashim Thaçi në kohën kur ai ishte kryeministër i vendit.

Në dosjen prej qindra faturash të siguruara pasi BIRN ka paditur Zyrën e Kryeministrit në gjykatë, do publikohen fatura të shpenzimeve për 20 muaj qeverisje të Hashim Thaçit përfshirë këtu shpenzimet e 5 zëvendëskryeministrave tjerë të asaj kohe: Bujar Bukoshi, Edita Tahiri, Hajredin Kuçi dhe Behgjet Pacolli.

Pjesë e faturave janë edhe shpenzimet e kryera nga këshilltarë e shefa të kabineteve e deri te bodigardët e qeveritarëve të lartë.

Në dosjen “Sa han Shefi” e cila tashmë është aktive në KALLXO.com, çdo ditë do të publikohen fatura të reja të shpenzimeve të shoqëruara me shkrime dhe dëshmi për shpenzime.

 

04/15/2019 17:16

Dhurata Hoxha: Kosova troket në derën e BE-së