Lajme

Ministrja Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë

07/28/2021 17:33
nga:Q R

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar sot se  Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes, përcjell GazetaBlic.

Ajo shton se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë Kurti.

Postimi i saj i plotë:

Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale.

Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe 4 prokurorë të rinj, 6 bashkëpunëtorë profesional dhe 2 përkthyes.

Adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim.

Qeveria ndan 5 milionë euro shtesë fermerëve për subvencione