Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga ora 15:30 ka mbajtur një konferencë për media.
Këtë konferencë, ajo e thirri lidhur me zhvillimet e fundit nga skandali i publikimit të përgjimeve/inçizimeve nga portali “Shqip”, përcjell GazetaBlic.
Mes tjerash, Haxhiu tha se vetingu në drejtësi është i pashmangshëm dhe se për këtë do të angazhohet maksimalisht.
“Vetingu është shumë i rëndësishëm në sistemin e drejtësisë, për çka ministria është duke punuar shumë në këtë aspekt.
Megjithatë, MD-ja nuk ka kompetencë të shkarkimit të prokurorëve. Këtë duhet ta bëjë këshilli prokurorial. Megjithatë, mendoj se duhet të ketë më shumë reagime nga shoqëria civile dhe mediat për këtë”, tha ndër të tjera Haxhiu.