Lajme

Ministrja Haxhiu dënon sulmin ndaj ekipit të Gazeta Blic, e quan akt kriminal!

03/23/2020 18:07
nga:N.K

Ministra e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas sulmit ndaj ekipit të GazetaBlic, në veri të Mitrovicës.

Haxhiu është ka ftuar organet e rendit që ta zbardhin rastin sa më shpejtë, duke u shprehur se një veprim i tillë është një akt kriminal.

Shkrimi i plotë:

Me shqetësim e mora lajmin për sulmin ndaj tre gazetarëve të Gazetës Blic sot në veriun e Mitrovicës.

Dua që përmes këtij reagimi të ftoj organet e rendit të zbardhin sa më shpejtë këtë akt kriminal e që përveç tjerash është edhe cenim jo vetëm i gazetarisë, por edhe lëvizjes së lirë.

Na ka rënë shpesh të theksojmë këto ditë, megjithatë nuk është e tepërt të thuhet sërish që liria e mendimit, fjala e lirë e kësisoj gazetaria dhe shpalosja e së vërtetës jo që nuk guxojnë të sulmohen, por janë nevojë e domosdoshmëri.

E vërteta gjithmonë duhet të thuhet e të shpaloset, ndërkohë institucionet tona do ta garantojnë një gjë të tillë.

Me shqetësim e mora lajmin për sulmin ndaj tre gazetarëve të Gazetës Blic sot në veriun e Mitrovicës.Dua që përmes…

Publiée par Albulena Haxhiu sur Lundi 23 mars 2020

Sulmohet ekipi i Gazeta Blic në veri të Mitrovicës

Presidenti HashimThaçi reagon ndaj sulmit të ekipit të Gazeta Blic

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?