Lajme

Ministrja e Drejtësisë me akuza ndaj Hashim Thaçit: S’është hera e parë që shkon fshehurazi në takime me Vuçiqin

03/02/2020 23:35
nga:Gazeta Blic

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka akuzuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi se po zhvillon takime në emër të Kosovës pa mandat kushtetues.

“Kjo nuk është hera e parë që ai ikën fshehtas nga Kosova për takime të tilla pa mandat kushtetues, pa mandat që ja ka njohur Kuvendi”, tha Haxhiu në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7.

‘Ky është fundi politik i Thaçit. S’ka arritur të takojë presidentin Donald Trump dhe zëdhënësin e tij”, tha ajo.

“As shkëmbimi territorial dhe as Zajednica s’do të kalojë”, tha ajo.

“Pavarësisht pazareve që mund t’i bëjë Thaçi tani kemi një qeveri që nuk do të lejojë të nënshkruhet një marrëveshje në dëm të Kosovës”, theksoi Haxhiu.

Presidenti Hashim Thaçi njoftoi sonte se ka takuar në Shtëpinë e Bardhë presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq me ftesë të emisarit special për dialogun, Richard Grenell, ku i pranishëm ishte edhe Këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brien.

Çka po paralajmëron Hashim Thaçi: Takimi me Vuçiqin në Uashington do të sjellë risi

06/09/2020 09:42

Haxhiu: Çfarë i duhet Thaçit gjendja e jashtëzakonshme tash, kur kontrollin e ka mbi pushtetin ekzekutiv?