Lajme

Ministrinë e Punëve të Brendshme, që e donte shumë Vetëvendosje- do ta drejtoj Agim Veliu

02/02/2020 16:14
nga:Gazeta Blic

Ministrinë e Punëve të Brendshme do ta drejtoj nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu.

Siç merret vesh nga burime brenda LDK-së, kjo parti tashmë e ka propozuar Veliun për postin ndër më të rëndësishmin në Qeverinë Kurti.

”Agim Veliu është propozuar për ministër të Punëve të Brendshme”, tha ky burim.

Ndryshe, Ministria e Punëve të Brendshme ka qenë ndër ministritë më të preferuara nga VV, por LDK nuk kishte lëshuar pe.

Në linkun në vazhdim i gjeni emrat e ministrave:

 

LAJMI I FUNDIT: Këta do të jenë ministrat nga LDK (EMRAT)?!

 

06/02/2020 21:15

U shkarkua nga Kurti, por Agim Veliu sërish do ti kthehet ministrisë së vjetër!