Ministria e Infrastrukturës ka shpallur fituesit për tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore 2021, 2022” në rrugët nacionale dhe rajonale”.
Pasi u anulua ai parapraku që ishte hapur në kohën e ministrit Arban Abrashi, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – MMPH ka përzgjedhur kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve në verë dhe gjatë dimrit, shkruan lajmi.net.
Ministria ka vlerësuar ofertat e 39 grupeve të operatorëve ekonomik dhe në fund ka vendosur për 14 grupe të kompanive në konzorcium. Vlera totale e ofertave është 9 milionë e 060 mijë e 635 euro.
Grupet e operatoreve të shpallur si të përgjegjshëm sipas kërkesave të ministrisë janë:
Regjioni i Prishtinës, lot 1, “Bujar Shabani bi & “Adnan Bislimi BI”& “Dashamir Jashari BI” &”Varna” në vlerë prej 1074659, 52 euro.
Regjioni i Prishtinës. Lot 2, “Arbotec”, në vlerë prej 689323,30 euro.
Regjini i Ferizajt, lot 1 grupi i kompanive “Sallhu”& “Salillari” në vlerë prej 449960,43 euro
Regjioni i Ferizajt, lot 2 “Damastion Project” në vlerë prej 398668, 04 euro.
Regjioni i Gjilanit, lot 1 “El-Bau”& “Sky –Group” & “Eing Com” në vlerë prej 683116, 92 euro.
Regjioni i Gjilanit, lot 2 “Jaha Company” & “Toifor”, me çmim prej 596979, 64 euro.
Regjioni i Pejës, lot 1 “Lika Trade”, në vlerë prej 786145,50 euro.
Regjioni i Pejës, lot 2 “Graniti”, në vlerë prej 674687,30 euro.
Regjioni i Gjakovës, lot 1 “Papenburg&Adriana Company” &Fidaie Bytyqi B.I”, & “Marsi”, në vlerë prej 540096,17 euro.
Regjioni i Gjakovës, lot2, “RSM Company”, në vlerë prej 540466,90 euro.
Regjioni i Mitrovicës, lot1 “Milenium Konstruksion”& “Niti-N”, në vlerë prej 714001,69 euro.
Regjioni i Mitrovicës, lot 2 “B Corp” & “Europa Pasrtners” & “Rad D.O.O”, në vlerë prej 574015, 09 euro.
Regjioni i Prizrenit, lot 1 “Famis Co-HC”, në vlerë prej 593741,44 euro.
Regjioni i Prizrenit, lot 2 “A2Group” & “A.B.C”, në vlerë prej 744744,78 euro.
MMPHI e cila udhëhiqet nga Liburn Aliu kishte anuluar tenderin “Mirëmbajtja verore dhe dimërore e rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021-2024”, i cili ishte shpallur nga ministri Arban Abrashi.
Dokumenti i publikuar nga ministria kishte pësuar disa ndryshime kundruall njoftimit paraprak
Tenderi i anuluar peshonte 44 milionë euro dhe ishte kornizë për tri vite. Tash, ministria ka vendosur që kontratat të jenë vetëm një vjeçare dhe vlera e parashikuar ka qenë 11 669 471,34 eurove.