Lajme

Ministria që drejtohet nga Nisma, largon nga puna zyrtarin e PDK-së

11/08/2017 15:36
nga:D.I

Njëri prej dikastereve qeveritare që udhëhiqet nga “Nisma për Kosovën” ka nisur largimin e zyrtarëve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Indeksonline mëson se bëhet fjalë për njërin prej njerëzve më të afër të ish-ministrit, Arsim Bajramit, Azem Gurin, i cili mori “karton të kuq” nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Megjithëse kontrata nuk i kishte skaduar, organet përgjegjëse të këtij dikasteri morën vendim që Guri të largohet nga puna.

Vendimi në fjalë është konfirmuar edhe nga sekterari i MASHT-it, Alush Istogu. Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka theksuar se Guri është larguar nga detyra pas konstatimit të Këshillit të Përgjithshëm të Pavarur.

“Po, e kemi një vendim prej KPP-së që duhet të rishpallet konkursi për këtë vend pune. Nuk është zëvendësu ende askush, tani është në procedurë të hapjes. Jemi duke marrë pëlqimin prej Ministrisë së Administratës Publike dhe atëherë Ministria e shpallë konkursin publik”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkohë, Indeksonline ka kontaktuar edhe me Gurin, mirëpo i njëjti nuk ka dashur të flas rreth këtij rasti. Zyrtari i PDK-së na sugjeroi që për të njëjtën pyetje t’i referohemi MASHTI-it të cilën e udhëheq Shyqri Bytyqi.  

11/20/2017 18:04

Ismaili: Do të fitojmë në Prizren!