Lajme

Ministria e Zhvillimit Rajonal nis përkrahjen e komunave

01/10/2018 20:24
nga:A. R.

Në kuadër të Qeverisë Haradinaj është themeluar edhe Ministria e Zhvillimit Rajonal, angazhimi i kësaj ministrie ka për qëllim, një rishpërndarje të buxhetit dhe stabilizimin e zhvillimit rajonal .

Në kuadër të  këtij angazhimi kjo ministri do të përkrah komunat me projekte konkrete zhvillimore por edhe bizneset e vogla e të mesme me qellim të rritjes së punësimit në të gjitha komunat.

Përkrahja do të jetë direkte dhe do të mundësohet nëpërmjet grandeve që do të  implementojë kjo ministri!

Në kuadër të këtij angazhimi sot zv. Ministri Esat Raci, ka zhvilluar një takim me kryetarin e komunës së  Hani i Elezit, këto takime kanë për qëllim ngritjen e bashkëpunimit në mes të komunave dhe ministrisë së zhvillimit rajonal, përgatitjen e projekteve që do të zhvillohen gjatë vitit 2018.

Edhe pse buxheti në kuadër të kësaj ministrie nuk është i mjaftueshëm, angazhimi për zhvillimin e projekteve po bëhet më dinamik të shtuar, ministri Rasim Demiri, zv. Ministri Raci tashmë kanë vizituar pjesën më të madhe të komunave, në mënyre që faza e parë e përgatitjes së projekteve të mbyllet qysh në fillim të vitit.

Kjo ministri do të përkrah nëpërmjet grandeve edhe bizneset private, pritet që shpejt të  filloj edhe ky projekt, ku do të te kenë  mundësi të aplikojnë te gjitha bizneset!