Lajme

Ministria e Shëndetësisë jep të dhëna mbi gjendjen e të plagosurve pas tërmetit

09/22/2019 09:52
nga:Y I

MShMS ka nxjerr statistikat ku 10 qytetare janë ne observim mjekesor, pjesa tjeter kanë lenë spitalet

Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit.
Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.