Lajme

Ministria e Shëndetësisë furnizohet urgjentisht me maska, veshje mbrojtëse, syze dhe qarqafë

03/19/2020 09:31
nga:Norë Kelmendi

Ministria e Shëndetësisë ka lidhur dje kontratë për furnizim emergjente për materiale medicionale mbrojtëse kundër koronavirusit.

“Furnizim Emergjent me pajisje dhe material shpenzues medicinal për mbrojtje nga Corona-Virusi”.

Kështu quhet kontrata që Ministria e Shëndetësisë e ka nënshkruar me disa kompani farmaceutike në Kosovë.

E gjithë kjo blerje ka kushtuar 351 mijë euro.

Tenderi që pritet të nënshkruhet më procedurë emergjente të negocimit është ndarë në disa lote (pjesë).

Në Lot 1 është blerë FFP2 respiratory masks. 25 mijë e 500 copë. Kompanitë fituese janë NSHT “Neramed” & “Genius Kosova”. Vlera e kontratës është 203.745,00 euro.

Lot 2 – Veshje mbrojtëse për tere trupin madhësia L. Sasia e këkruar është 3000 copë. Kompanitë fituese NSHT “Neramed” & “Genius Kosova”.Vlera 24.000,00.

Lot 3 – Veshje mbrojtëse për tere trupin madhësia XL. Sasia 4000 copë. Kompanitë fituese NSHT “Neramed” & “Genius Kosova”. Vlera e kontratës 32.000,00 euro

Lot 4 – Veshje mbrojtëse për tere trupin madhësia XXL. Sasia e kërkuar 4000 copë. Kompanitë fituese NSHT “Neramed” & “Genius Kosova”. Vlera e kontratës 32.000,00 euro.

Lot 5 – Mburoje për fytyre. Janë blerë 6000 copë. Fitues kompania ” Liri – Med ” SH.P.K me vlere të kontratës 28.320,00 euro.

Lot 8 – Çarçafë për një përdorim. Sasia e kërkuar është 10 mijë copë. Është lidhur kontratë me N.SH.T.”MADE-KOS”, në vlerë prej 28.500,00 euro. Pra, ministrisë një çarçaf një përdorimesh i ka kushtuar 2 euro e 85 cent.

Lot 9 – Syze Mbrojtëse. Sasia e kërkuar është 1000 copë. Kompanitë fituese NSHT “Neramed” & “Genius Kosova”. Vlera e kontratës : 2.500,00 euro.

Kontrata ishte planifikuar të realizohej në 10 pjesë, por tri pjesë MSH-ja nuk ka mundur t’i realizojë në këtë procedurë të prokurimit.

Ne pjesën e 10 të këtij tenderi që nuk është realizuar, ishte paraparë që të bliheshin 50 qese për kufoma.

Po ashtu në pjesën e 6, ishte paraparë të blihej sasia prej 5209 copë dezinfektues për duar se bashku me dispenzer. Ndërsa në pjesën 7, ishin paraparë të bluheshin 150 copë termometër infra të kuq për balle.

03/23/2020 11:59

Të burgosurat në Lipjan kanë filluar prodhimin e maskave kirurgjikale