Lajme

Ministria e Jashtme turke dënon sulmin në Ibër Lepenc: Shpresojmë në idenfikimin e autorëve

11/30/2024 13:10
nga:Sh R

Ministria e Jashtme turke ka dënuar sulmin e mbrëmshëm në Ibër Lepenc, duke thënë se shpresojnë që autorët të identifikohen e të dalin para drejtësisë.

Në njoftimin e kësaj ministri thuhet se shprehin solidaritet me Kosovën dhe gatishmëri për të ofruar çdo ndihmë të nevojshme.

“Shpresojmë që autorët e sulmit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur. Shfrytëzojmë rastin që të shprehim solidaritetin tonë me Kosovën dhe gatishmërinë për të ofruar çdo ndihmë që është nevoja. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të veprojnë me përmbajtje për të shmangur përshkallëzimin në rajon”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.