Lajme

Ministria e Drejtësisë jep detaje për zyrtarin e prekur nga koronavirusi

05/12/2020 00:01
nga:Gazeta Blic

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar për një zyrtar të prekur me koronavirus, raporton Gazeta Blic.

Sipas njoftimit të lëshuar për media thuhet se të gjithë zyrtarët që kanë pasur kontakt me të prekurin, janë karantinuar.

Kumtesa e plotë e Ministrisë së Drejtësisë:

Njoftim!

Ministria e Drejtësisë ju njofton se gjatë ditës së hënë, më datë 11 maj 2020, pas testimit për Covid 19 nga IKSHPK-ja, një zyrtar i MD-së ka rezultuar pozitiv dhe i njëjti është karantinuar sipas udhëzimeve të Institutit. Rasti i zyrtarit është rast kontakti.

Ministria e Drejtësisë ju njofton se të gjithë zyrtarët e tjerë të cilët kanë pasur kontakte me zyrtarin e identifikuar me Covid 19, janë karantinuar dhe pritet që ditët në vijim të testohen nga IKSHPK-ja.

Ministria e Drejtësisë do ndërmarr të gjitha masat e parapara, duke dezinfektuar hapësirat e punës dhe duke vendosur masa higjenike në ambientet e MD-së.

08/03/2020 23:29

“Rebelohet” Albulena Haxhiu: Mustafa e Hoti mund ta vazhdojnë fjalorin e ulët nga llogaritë e tyre por jo nga IKSHPK!