Lajme

Ministria e Diasporës takohet me shoqatat dhe unionet shqiptare në Suedi

12/04/2019 16:21
nga:B. D

Për nder të festës së 28 nëntorit, Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike (MDIS), ka zhvilluar dy takime me shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo të Suedisë, shkruan GazetaBlic.

Takimet janë zhvilluar me 30 nëntor, dhe 1 dhjetor në Qendrën Kulturore të Kosovës në Malmo.

Në të dyja takimet është diskutuar për datën historike të 28 nëntorit dhe vlerat e kombit shqiptar që lidhen me idealin për liri dhe pavarësi.

Përveç diskutimit për ditën e flamurit kombëtarë, në këto dy takime është diskutuar edhe për organizimet një vjeçare që kanë mbajtur shoqatat dhe unionet shqiptare në Malmo, dhe gjithashtu planifikimet për aktivitetet e vitit 2020.

Në këto takime ka marrë pjesë këshilltari politik i ministrit Gashi, Muhamet Selmani dhe drejtoresha e Departamentit për Qendrat Kulturore, Shyhrete Kasatrati.

Në këto takime ndër të tjerash, Kastrati ka prezantuar edhe punën e regjistrit të mërgatës i realizuar këtë vit nga MDIS.

Kastrati i ka njoftuar pjesëmarrësit për rëndësinë e regjistrimit të mërgatës, dhe njëherë i ka ftuar ata që tu përgjigjen këtij procesi.

Në fund të takimit, përfaqësuesit e MDIS-it, u kanë dhuruar pjesëmarrësve si dhuratë simbolike, deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

12/17/2019 15:19

Organizuar nga MDIS-i, në Stamboll u festua Dita e Flamurit