Lajme

Ministria Dumoshi bën homazhe para shtatores së Sali Çekajt!

08/13/2020 16:41
nga:N.K

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka bërë homazhe, para shtatores së heroit Sali Çekaj.

Dumoshi ka thënë se Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës.

Postimi i plotë:

Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.
Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam marrë nismën për ndërtimin e kullës së Komandantit Sali Çekaj.
Sali Çekaj ishte personalitet i jashtëzakonshëm, intelektual, njeri i pendës dhe pushkës. Ai dha kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë e vendit dhe u kthye nga mërgimi për të rënë heroikisht në fushën e nderit në Betejën e Koshares.
Personalitetet si Sali Çekaj, nuk harrohen kurrë dhe kanë zënë vend në historinë e re të Kosovës.

Çdo gurë i ndërtuar në Kullën e Sali Çekajt, është dëshmi e luftës për lirinë e Kosovës, ku gjeneratat e reja do të përkulën para jetës dhe veprës së tij.

Lavdi jetës dhe veprës së Heroit Sali Çekaj!

Sot, bëra homazhe para shtatores së Heroit Sali Çekaj.Dëshiroj t’i informoj qytetarët e Deçanit dhe më gjerë, se kam…

Publiée par Vlora Dumoshi sur Jeudi 13 août 2020