Lajme

Ministri Vitia takim virtual me kryetarët e komunave, diskutohet edhe heqja e orës policore

05/25/2021 07:45
nga:M K

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia nesër do të zhvillojë një takim virtual me krerët e komunave.

Takimi virual, pritet të fillojë në ora 10:00, ku do të diskutohet për procesin e deritashëm të vaksinimit nëpër komuna, situatën aktuale me COVID, si dhe për masat e reja.

GazetaBlic jozyrtarisht ka mësuar se në këtë takim do të diskutohet edhe për orën policore, ku pritet të merret vendim që e njëjta të hiqet.

Ky lehtësim i masave raportohet të vie pasi numri i rasteve të reja ditëve të fundit ka shënuar rënie enorme.

Kujtojmë, në 24 orët e fundit u regjistruan 14 raste të reja me koronavirus nga 1904 mostra, ndërsa vetëm një viktimë.

Kujtojmë se poashtu sot, nga ora 18:00 gastronomët e Kosovës do të dalin në protestë në sheshin “Skënderbeu” para objektit të Qeverisë.

LEXO EDHE:

Gastronomët protestojnë sot para Qeverisë, kërkohet lirimi i masave anti-COVID