Sporti

Ministri Spadafora: Do ta reformojë sportin italian

05/01/2020 23:58
nga:M K

Ka qenë një nga emrat më të lakuar ditëve të fundit në Itali dhe jo vetëm.

Ministri italian i sportit, Vincenzo Spadafora, është përballur me akuza të shumta nga disa zyrtarë klubesh në Apenine, me pretekstin se e urren futbollin dhe nuk po i bëhet vonë për të, përcjell GazetaBlic.

Megjithatë, në një prononcim për media ditën e sotme, ka thënë se do të angazhohet maksimalisht që ta reformojë sportin italian.

Sipas tij, janë disa njerëz, që po bëjnë punë të mrekullueshme, por asnjëherë nuk dalin në skenë, për shkak të llojit të punës që praktikojnë.

“Kam një dedikim special për punonjësit e sportit, të cilët shpeshherë pa siguri, larg dritave të skenës, bëjnë paraqitje vendimtare për sportin.

Shumë nga ta kanë mbrojtje të ulët dhe meritojnë më shumë respekt: është kjo arsyeja që kur kjo pandemi të përfundojë, unë do të përkushtohem maksimalisht për të reformuar këtë sektor.

Dhe sot, kur për ata që mbajnë poste qeveritare është detyrë të jesh në punë, falënderoj gjithë stafin tim, të cilët më mbështesin në mënyrë të shkëlqyer, duke vendosur interesin e vendit në rend të parë”, ka thënë ndër të tjerash Spadafora.

/GazetaBlic/

05/15/2020 19:35

Kombëtarja italiane feston 110 vjetorin