Lajme

Ministri Shala: Nuk e preka me dorë gazetarin

12/18/2019 17:11
nga:B. D

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimet ndaj Ministrit në detyrë të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala me akuzën se ka ushtruar dhunë fizike ndaj gazetarit Ensar Ramadanit.

Mirëpo kjo gjë është hedhur poshtë nga ministri në detyrë Endrit Shala.

Ai në një prononcim për Periskopin tha se kjo gjë nuk është e vërtetë.

Sipas tij ai vetëm ka kërkuar të largohet gazetari nga rruga.

“Është e pavërtetë, vetëm i kam kërkuar të largohet nga rruga , dhe kaq. S’e kam prek me dorë”, tha ai për Periskopi.

Ndryshe e gjithë ngjarja kishte filluar kur gazetari Ramadani po përcillte nga afër në QKUK gjendjen e zyrtarit tjetër të Nismës, Luan Malokut.

Gazetari i është drejtuar menjëherë Stacionit më të afërt të Policisë ku e ka paraqitur rastin.

Po ashtu, gazetari posedon edhe incizimin ku është goditur paftyrësisht nga një person që e quan veten ministër. Po ashtu, sulmi është kapur edhe nga kamerat e QKUK-së.

03/02/2020 12:21

Endrit Shala – Kurtit: Ke ndryshuar, je transformuar në një personalitet tjetër