Lajme

Ministri Selimi reagon: Serbia ka informacione për Ukshin Hotin, nuk po merr veprime për të sjellë kriminelët para drejtësisë

08/22/2020 09:24
nga:Mergim Rreci

Mbrëmë janë publikuar disa dokumente përmes së cilave pretendohet se hedhet dritë për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, dhe të cilat tregojnë për vrasjen e tij nga shteti serb.

Në lidhje me këto publikime, ka reaguar ministri i Drejtësisë, Selim Selimi. Ky i fundit ka thënë se Serbia ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, mirëpo që të njëjtat nuk i ka publikuar.

Ai konsideron se presioni që i bëhet Kosovës nga ndërkombëtarët është e pa pranueshme pasi që Serbisë nuk i bëhet presioni i njejtë për krimet e saj të luftës.

Ky është postimi i tij i plotë në facebook:

Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që ka rrjedhur nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë. Qeveria e Serbisë, edhe përkundër faktit që ka informacione për fatin e Ukshin Hotit, asnjëherë nuk i ka publikuar ato dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për t’i sjellë të dyshuarit para drejtësisë, siç nuk ka bërë për asnjë krim të kryer gjatë luftës në Kosovë. Për më tepër, është e papranueshme disbalanca e presionit ndërkombëtar për krime lufte ndaj Kosovës krahasuar me atë ndaj Serbisë dhe që agresori të barazohet me viktimën në tavolinën e dialogut. Kosova nuk do të ndalojë së kërkuari drejtësi për Ukshin Hotin dhe të gjithë ata qytetarë të Kosovës, për fatin e të cilëve nuk dihet edhe 21 vjet pas lufte. Nuk do të lejojmë që krimet të mbesin pa u ndëshkuar.

Shfaqja e dokumentarit “Udhëve” në RTK, ka hedhur dritë mbi vrasjen e veprimtarit Ukshin Hoti, bazuar në një dokument që…

Publiée par Selim Selimi sur Vendredi 21 août 2020

09/16/2020 17:55

Ekspertë danez të drejtësisë do të vijnë në Kosovë për shkëmbim të përvojave