Lajme

Ministri Peci nënshkruan Memorandumin e Bashkëpunimit me fakultetin Ekonomik të Univeristetit të Prishtinës

09/27/2024 18:40
nga:Sh R

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, tregoi se së bashku me drejtorin e Instituit Ekonomik, Berim Ramosaj, ka nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit midis Ministrisë së Bujqësisë dhe Institutit Ekonomik të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Peci thotë se ky memorandum përfaqëson një hap strategjik në forcimin e bashkëpunimit dhe përafrimin e niveleve akademike me ato praktike dhe institucionale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.

“Ky memorandum përfaqëson një hap strategjik në forcimin e bashkëpunimit dhe përafrimin e niveleve akademike me ato praktike dhe institucionale në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Instituti do të luajë një rol të rëndësishëm në ofrimin e rekomandimeve për politikat e ardhshme, duke përfshirë, skemat mbështetëse dhe avantazhet krahasuese për rritjen e mbështetjes për produktet strategjike dhe potencialin e eksportit”, shkroi Peci.