Lajme

Ministri Mustafa: Madhështia e LDK-së, është sepse ajo ndërtoi miqësinë me Amerikën dhe Evropën

03/22/2020 21:34
nga:Norë Kelmendi

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se LDK-ja gjatë këtyre viteve është linçuar fizikisht e verbalisht.

Ai është shprehur se është madhështia e LDK-së, është sepse ajo i ka afruar të gjithë kosovarët që të punojnë për Kosovën, duke thënë se ka ndërtuar për herë të parë historinë e Kosovës, miqësinë me Amerikën dhe Evropën.

Shkrimi i plotë:

Këto 30 vite, na kanë sulmuar e linçuar fizikisht e verbalisht, si individ e si parti. Asnjëherë nuk ua kemi kthyer këto sulme por i kemi afruar të gjithë kosovarët të punojmë për Kosovën e gjatë rrugës kemi ndërtuar, për herë të parë në historinë e Kosovës, miqësi me Amerikën e Evropën. Kjo është madhështia e LDK-së. Gjithmonë kemi ndërtuar e përkrahur institucionet demokratike, mbi të gjitha lirinë e fjalës, edhe atëherë kur janë përdorë e keqpërdorë për të na sulmuar. Këto veçori na kanë bërë kala të pamposhtur; të tillë do mbesim. LDK, dhe vetëm LDK, deri në ditën e fundit!

Këto 30 vite, na kanë sulmuar e linçuar fizikisht e verbalisht, si individ e si parti. Asnjëherë nuk ua kemi kthyer këto…

Publiée par Besian Mustafa sur Dimanche 22 mars 2020

05/21/2020 10:54

Kurti në Mamushë: Dëmet do të evidentohen përmes një komisioni, kompenzimi do të bëhet nga Pakoja Emergjente