Lajme

Ministri Mehaj priti ambasadoren e Francës, Marie Christine Butel

04/20/2021 16:38
nga:M K

Në vazhdën e vizitave të ambasadorëve të vendeve mike, Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, priti sot në takim, ambasadoren e Republikës së Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Me këtë rast, ambasadorja Butel, uroi ministrin Mehaj, për detyrën duke njoftuar për interesimin e Francës për zhvillimet në FSK, dhe procesin e tranzicionit të saj.

Ajo shprehu gatishmërinë e shtetit francez, që përmes ministrisë së saj të mbrojtjes dhe atasheve ushtarakë respektiv, ndërmjet dy vendeve të thellojnë kontaktet me diskutimin përmbajtjesor të temave me interes të përbashkët, thuhet në komunikatën për media të lëshuar nga divizioni për marrëdhënie me publikun i ministrisë së mbrojtjes.

Nga ana e tij, ministri Mehaj falënderoi ambasadoren Butel, për vizitën e saj dhe shprehu falënderimin për Republikën e Francës, si vend mik, në mbështetjen e ofruar vendit tonë deri më tani në të gjitha fushat, duke theksuar rolin e saj në sigurinë e përgjithshme, në vitet e rindërtimit dhe zhvillimit të vendit me kontingjentin ushtarak të KFOR-it.

Ministri Mehaj, theksoi shumë me rëndësi, përvojën e madhe të forcave ushtarake franceze në përgjithësi, në fushën e operacioneve paqeruajtëse në veçanti për kapacitetet e FSK-së.

Në fund, të dy u pajtuan të vazhdojnë bashkëpunimin bilateral në mes ministrive të mbrojtjes së dy vendeve për çështjet me interes në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Osmani dhe ambasadori Abbott flasin për emërimet në institucionet publike