Lajme

Ministri Ismaili paralajmëron rritje pagash për këtë kategori

02/01/2018 13:52
nga:Gazeta Blic

Ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, përmes një shkrimi në Facebook ka paralajmëruar se do të ketë rritje pagash për sektorin e shëndetësisë, transmeton Gazeta Blic.

Ismaili ka thënë se viti 2018 do të jetë vit i ndryshimit në këtë sektor, ai ka premtuar se ky sektor do të ketë paisje të reja, paga, infrastrukturë në të mirën e qytetarëve.

Shkrimi i plotë:

 

Të gjithë për shëndetësinë!🏨

Shëndetësia jonë ka nevojë për një mobilizim edhe më të madh të të gjithë akterëve përgjegjës për të.

Misioni ynë dhe i Qeverisë tashmë është i qartë> që viti 2018 të jetë viti i ndryshimit në këtë sektor në të mirë të personelit, me pajisje👩‍🔬, paga dhe infrastrukturë, dhe në të mirë të qytetarëve 👨‍👩‍👧‍👦me shërbime cilësore dhe në çdo kohë.

Këtë e diskutuam edhe sot në takimin e nivelit të lartë me kryeministrin Haradinaj dhe disa nga drejtuesit kryesorë të sistemit shëndetësor. Ky takim do të pasojë me takime të tjera, me të tjerë akterë, me të cilët tashmë kemi nisur reformat për këtë mision.

08/12/2018 13:24

Gashi: Do ta bëjmë një ligj funksional për të rinjtë, jo vetëm sa për ta ndryshuar