Sporti

Ministri i Sportit, Kujtim Gashi s’i di rregullat, ministria mundet të ndërhyjë në FFK!

12/03/2019 22:47
nga:Lorik J

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka bërë edhe gafën e radhës!

Ministria e Sportit para disa ditësh ka lëshuar një interpretim ligjor mbi legjitimitetin e kreut aktual të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ku pretendohet se ky i fundit është zgjedhur kundërligjshëm si kryetar i FFK’së vitin e kaluar.

Kujtim Gashi ka folur sot – ku theksoi se ka deklaruar se dokumenti i lëshuar nga zyra ligjore e MKRS’së ishte gabim.

“Ai intepretim ishte gabim, pasi ministria nuk mund të ndërhyje në asnjë federatë. Ishte veprim  i një individi, por ministria nuk ka të drejtë të përzihet në çështjet e federatës”, u shpreh Gashi për GazetaOlle.

Megjithatë, GazetaBlic ka hulumtuar dhe ka zbuluar se Kujtim Gashi ia ka huqur edhe një herë me deklaratën e tij, kjo pasi Ligji i Sportit mundëson interpretime ligjore për status.

Në nenin 30, pika 4, qartësohet situata për të cilën po diskutohet qe disa ditë.

“30.4.Po qe se, vendimet e federatave të sportit janë në kundërshtim të hapur me aktet normative të tyre dhe me këtë Ligj, atëherë organet përfaqësuese dhe personat përgjegjës, dalin para
organeve kompetente të drejtësisë, të cilat mund ta anulojnë zbatimin e vendimeve dhe të marrin masa përkatëse ndaj personave udhëheqës”, shkruhet në këtë pikë të nenit 30.

/GazetaBlic/