Lajme

Ministri i PDK-së komenton konfliktin ndërmjet Abazit e Molliqajt

09/11/2019 23:35
nga:Blerim Halili

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka akuzuar partitë rivale politike se s’kanë qenë të gatshëm për zgjedhje.

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit, kundërshtarët po shërbehen “me agresivitet ndaj PDK’së me fjalë”, ka thënë Ismaili në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Ai ka thënë se me vepra realiteti është ndryshe, duke theksuar se partitë tjera pas zgjedhjeve e ftojnë PDK’në për bashkëpunim.

Ismaili ka deklaruar se PDK’së nuk i pengojnë akuzat, duke shtuar se partisë që udhëhiqet nga Kadri Veseli i intereson vetëm të ofrojë më të mirën për qytetarët.